Një punim shqiptar në kopertinën e Harper’s Bazaar

Showbiz

Në Kopertinën e Harper’s Bazaar Vietnam është reperi Tyga, i cili ka veshur një xhaketë të mbuluar me gurë. Xhaketa është punim i Festim Isufit, një dizajneri nga Kosova.

Kjo është hera e dytë që një veshje e krijuar në Shqipëri/Kosovë përfundon në kopertinën e Harper’s Bazaar Vietnam. Një nga fustanet e Federika Arti Martesor dhe një po nga Festim Isufi u përzgjodhën për kopertinë. E përbashkëta është Brandon Nicholas, i cili ka shërbyer si stilist në të dy numrat.