Një tjetër sukses për Dua Lipën

Showbiz

aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Dua Lipa është e nominuar në një prej eventeve më të rëndësishme të muzikës, “Brit Awards 2017”. Artistja e talentuar e me një zë potent, do të konkurojë përkrah Anne Marie dhe Rag’n’Bone Man në kategorinë “Critics Choice Award 2017”.

Ky event muzikor do të mbahet më 22 shkurt në Londër, nën drejtimin e këngëtarit të famshëm Michael Buble.

“Nuk mund ta besoja kur e mora këtë lajm. Ndihem kaq e nderuar dhe mirënjohëse që jam nominuar në “Critics Choice Award 2017″.

Kjo është gjëja më e bukur që më ka ndodhur këtë vit. Një ëndërr e madhe për mua. Faleminderit të gjithë për dashurinë edhe suportin nga thellësia e zemrës. Faleminderit”, ka thënë Dua Lipa rreth këtij lajmi.