Njësoj si dasma, edhe festime e ditëlindjes nisin më përpara për Afërditën!

Showbiz

af xhes
Tre bukuroshet shqiptare Afërdita Dreshaj, Tika Camaj dhe Xhesika Berberi na kanë treguar gjithmonë se kanë një miqësi shumë të fortë. Përveçse profesionit të njëjtë si modele, ato i janë gjendur gjithmonë pranë njëra-tjetrës në momente nga më të ndryshme si në ato të vështira, por edhe në çastet më të bukura të jetës. Tika dhe Xhesika kanë qenë edhe organizatoret kryesore në ditët më të rëndësishme të Afërditës, gjatë festës së beqarisë dhe dasmës. Ndërsa këtë herë ato të dyja së bashku me disa mikesha të tjera të modeles shqiptare, janë kujdesur t’i organizojnë një festë surprizë përpara ditëlindjes së saj.

137546354687

Afërdita ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën mikeshat i këndonin këngën e ditëlindjes përpara një ëmbëlsire në pjatën e së cilës shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen Afërdita”. Duke qenë se të gjithë kanë filluar të dyshojnë se ishte me të vërtetë ditëlindja e Afërdita, modelja ka bërë një shpjegim në ‘Instagram’. “Ditëlindja ime është të enjten! Është thjesht një lojë përpara ditëlindjes nga vajzat e mia… U dua të gjithave”, – ka shkruar Afërdita. Për të festuar ‘pre birthday’ vajzat kanë zgjedhur të njëjtin restorant në të cilin Afërdita festoi edhe ‘pre wedding’.

aferdita dtl story