Njoftoi publikisht divorcin, tashmë Megan Fox kërkon anulimin e tij!

Showbiz

Dashuria nuk ka marrë fund. ‘E!News’ shkruan se Megan Fox dhe Brian Austin Green kanë anuluar zyrtarisht divorcin e tyre. Ato kanë qenë të martuar prej 9 vitesh tashmë, megjithatë martesa e tyre nuk ka qenë gjithmonë e qetë. Në vitin 2010, çifti dha lajmin se kishin nisur proçedurat e divorcit, por në vitin 2015 erdhi në jetë djali i tyre i tretë Journey, i cili tregoi se Megan dhe Brian vazhdonin të ishin bashkë.

Të enjten e kaluar u tha se çifti kishte rinisur proçedurat e divorcit, por burime për ‘Elle’ thonë se kanë vendosur ta tërheqin mbrapsht mendimin. Në podcastin e tij, në vitin 2018, Brian u shpreh: “Martesa është e vështirë. Është punë mendoj, për këdo. Kur arrin në pikën që ke tre fëmijë, ia del ditë pas dite. Ne kemi 3 fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë”. Mesa duket, prioriteti i Megan dhe Brian janë fëmijët dhe kjo mund të jetë arsyeja që çifti ka vendosur të anulojë ndarjen e tyre.