Noizy fyen rëndë Babastars në Prishtinë

Showbiz

nnn 1467983760 7857896.png

Reperi shqiptar, Noizy, ka mbajtur një koncert së fundmi, në të cilin ka fyer reperët e Babastars.
Babastars të cilët janë shumica nga Prishtina, nuk do ta mirëpresin gjestin e fundit nga Noizy.Në koncertin e fundit të mbajtur në Prishtinë të organizuar nga Ipko hej, Noizy shihet teksa fyen antarët e Babastars .
Ai në një moment ndal një prej këngëve dhe nxit publikun të brohorasin “F*ck Babastars”.
Këto fyerje të rënda Noizy nuk i ka kursyer në shumë koncerte, por befasia qëndron në atë që ai e bëri këtë në Prishtinë.
Noizy njihet për konfliktin e tij me Babastars i cili ka rrënjët shumë kohë më parë.