Lorik Cana me një mesazh emocionues!

Sport

lora 780x439

Lorik Cana po vazhdon pushimet para aktivizimit në ndonjë klub të ri.
Kapiteni i kombëtares shqiptare pas evropianit të futbollit ka zgjedhur plazhet për pushimet verore.
Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa ekspozon shpinën e mbuluar me tatuazhe.
“Dardan Ilirian! Unë isha këtu, kur filloi gjithçka. Do të jem këtu edhe kur të mbarojë! Kush na ka inatin…”, ka shkruar anash fotos në Instagram, Cana.
Nuk dihet se ku po pushon ai, por duket se ai është në humor të mirë para angazhimit në ndonjë klub të ri, meqenëse, Cana ka braktisur radhët e klubit francez të Nantes.

trrrrrrrr