Inter, Zanetti flet pas shortit të Champions, ka besim tek pesha e fanellës

Sport

zanetti
Parshikohej një short i vështirë për Inter dhe kështu rezultoi. Zikaltrit, që bëjnë rikthimin e tyre në Champions League pas një kohe të gjatë, do të jenë pjesë e grupit B, së bashku me Barcelonën, Tottenham dhe PSV Eindhoven. Kundërshtarë këta aspak të lehtë që e bëjnë mjaft të komplikuar kalimin e fazës në grupe për skuadrën italiane.  Si përfaqësues i Inter për hedhjen e shortit në MonteCarlo ishte Javier Zanetti. Legjenda e kësaj skuadre në intervistën pas eventit ka pranuar nivelin e vështirësisë së kundërshtarëve, por është shfaqur optimist në atë çfarë lojtarët mund të japin gjatë atyre sfidave.

javier

“Në këtë turne ka vetëm skuadra të forta dhe e dinim që nuk do ta kishim të lehtë. Kemi një grup të vështirë, por ne jemi Inter, dhe duhet të mendojmë pozitivisht. Kam besim se lojtarët do e ndjejnë rëndësinë e kompeticionit pas një kohe kaq të gjatë dhe do t’ia dalin të bëjnë mirë për atë fanellë.”  Në lidhje me rezultatet zhgënjyese të dy javëve të para në Serie A, Zanetti e justifikon me rikthimin nga pushimet dhe presionin e Champions League, por premton se Inter do të gjejë rrugën e fitores që nga ndeshja e radhës. Ndërsa në lidhje me fjalët e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, që sulmonte skuadrërn zikaltër në lidhje me çështjen Modriç, Zanetti tregohet diplomatik duke thënë se nuk i ka dëgjuar fjalët e Perez, por do t’i vlerësojnë dhe do t’u përgjigjen në një moment tjetër.