Nuk do ta besoni, por këta yje Hollywood-i nuk janë aspak të pastër!

Showbiz

hollywood
Ata janë tepër të suksesshëm, e madje janë në listën e personazheve më të bukur, por si duket nuk janë të tillë në çdo drejtim.

bradd
Brad Pitt: Me siguri edhe ju jeni një prej atyre që mendojnë se Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie janë me fat që kanë patur një mashkull si Brad Pitt në jetën e tyre. Ja që Brad nuk është gjë tjetër veçse një pisanjos. Madje sipas deklaratave të ish-bashkëshortes së tij, yllit Angelina Jolie, fëmijët e tyre e quajnë ‘’stinky daddy-babai qelbës’’. Aktori nuk i ka aspak marrëdhëniet e mira me ujin, sapunin, shampon dhe deodorantin dhe gjithçka për arsye ekologjike. Sipas tij kjo është mënyra më e mirë për të shpëtuar planetin. Seriozisht e ka, mund të shpëtojë planetin, por do të mbysë nga era e keqe ata që e rrethojnë.

julia
Julia Roberts: Ylli i ‘’Pretty Woman” dhe ‘’Erin Brockovich” vazhdon të kryesojë renditjen si një ndër femrat më të bukura të Hollywood-it, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për higjienën e saj. Sipas rrëfimeve të një disa prej bodyguard-ëve të saj, ajo është një hippie e vërtetë. Nuk lahet për ditë me radhë pasi mendon se kjo është mënyra e duhur për të shpëtuar botën nga kriza e ujit.

megan
Megan Fox: Megan Fox është një tjetër emër që i bashkangjitet listës së aktorëve pisanjosë që nuk i kanë marrëdhëniet aspak të mira me higjienën. Por ndryshe nga dy aktorët e mësipërm, bukuroshja e ‘’Transformers’’ nuk ka probleme me dushin e zakonshëm, por me wc-në. Mesa duket 31-vjeçares nuk i pëlqen aspak të shtypë kasetën e ujit të banjos.

leo
Leonardo DiCaprio: Fituesi i çmimit Oscar në vitin 2016, Gatsby i Madh që na ka marrosur të gjithëve që prej rolit të Jack-ut në filmin ‘’Titanic’’ besohet të mos ketë përdorur kurrë antidjersë në jetën e tij. Aktori i suksesshëm e konsideron të panevojshëm këtë produkt pasi ndot ambientin.