Nuk e kishim imagjinuar kurrë: Noizy dhe Albani, së shpejti një bashkëpunim!

Showbiz

alban noizy
Këto muajt e fundit kanë qenë të mbushur me bashkëpunime midis këngëtarëve në tregun muzikor shqiptar. Për çdo bashkëpunim mund të na kishte shkuar mendja, por ky i Alban Skënderajt dhe Noizyt ishte vërtet i papritur. Të dy i përkasin rrymave shumë të ndryshme muzikore, megjithatë duket se ata mund të përshtaten më së miri mes tyre. Të dy artistët kanë publikuar në ‘Instagram’ një pjesë të këngës që quhet “Drejt suksesit” dhe kanë njoftuar se do të publikohet ditën e nesërme.

Ky bashkëpunim pritet të ketë një shikueshmëri shumë të lartë, duke ditur që si Albani dhe Noizy kanë shumë fansa në të gjitha trojet shqiptare. Ndërsa sa kuptohet nga komentet duket se ideatorja dhe regjisorja e klipit mund të jetë Ajola Xoxa. Në fakt kjo nuk është hera e parë që Ajola merret me këtë gjë, sepse ajo ka qenë regjisore edhe në videoklipin e këngës ‘Meteor’ të Miriam Canit dhe në këngën e ‘Eurovision’ të Eugent Bushpepës.