Modelja e njohur, kundër Kim Kardashian!

Showbiz

kim cmim
Kim Kardashian është duke u vlerësuar nga disa kompani të industrisë së modës, të cilat e kanë konsideruar këtë të fundit një influencuese mjaft të mirë të stilit.Lidhur me këtë, Winnie Harlow, e cila është modelja më e njohur me shenja në lëkurë të cilat i ka kthyer në kauza të sajat personale, shkroi në Instagram:“Një nga personat më realistë dhe më me këmbë në tokë në këtë industri. Kam qejf sa herë rri pranë teje. Faleminderit që ti je ti. Influencuesja më e madhe je ti dhe askush s’mund ta heqë këtë prej teje. Vazhdo dhe inspiro gratë në të gjithë botën që të jenë vetëvetja. E adhuroj forcën tënde!” – ka përfunduar ajo.

Ndërkohë pikërisht në këtë postim, Adwoa, një tjetër modele e njohur kohët e fundit ka shkruar: “Je duke bërë shaka zemër? Në çfarë bote kjo femër ka inspiruar gratë të jenë ato që janë?!”

adowa