Nuk ka dyshime, Enca dhe Noizy në krah të njëri-tjetrit

Showbiz

rereewd

Mbrëmjen e djeshme, siç është bërë e ditur edhe nga media të shumta online, është mbajtur eventi “Zhurma Awards 2016”, ku pjesën më të madhe të çmimeve i kanë marrë Enca dhe Noizy.

Enca ka triumfuar në kategoritë “Best pop”, “Best female”, “Best Internet” dhe “Best video”. Por përtej këtyre fitoreve, Enca ka fituar edhe një herë zemrat e fansave të “OTR” pasi ajo është shfaqur shumë pranë reperit Noizy, duke bërë kështu të ditur se dyshja nuk ka asnjë problem me njëri-tjetrin dhe gjithçka shkon mirë (duke qenë se u përfol se ata kishin hatërmbetje).

Enca ka postuar në llogarinë e saj në Snapchat video dhe fotografi krah Noizy-t, si dhe ka filmuar gjatë kohës që ai performonte në skenë. Edhe në momentin që ata të dy kanë marrë çmimin kryesor të mbrëmjes, Enca ka thënë se është shumë e lumtur që e ndante këtë çmim me “vëllain” e saj, duke na lënë të gjithëve të kuptojmë se ata mbeten “Queen and King” për njëri-tjetrin… /Blitz.al/