Nurgul pret ditëlindjen e partnerit mes puthjesh dhe dedikimesh romantike!

Showbiz

1Nurgul Yeslicay
Aktorja e njohur Nurgul Yeslicay, prej kohësh tashmë është në një marrëdhënie me Necati Kocabay. E kemi treguar edhe më herët se kjo histori dashurie, është tepër e rëndësishme për të. Jo më kot, Nurgul është siguruar të marrë edhe aprovimin e djalit të saj për partnerin e ri. E tashmë që djali dhe partneri janë bërë si dy shok të ngushtë, Nurgul nuk i kurse më dedikimet për të as në rrjete sociale.

resim 112831VF

Ditën e djeshme, Necati festoi ditëlindjen dhe sigurisht që Nurgul do na tregonte një “copëz” të kësaj dite të veçantë.Ajo ka postuar një foto në InstaStory, ku shihet teksa e puth partnerin e saj. Në foto, Nurgul kishte vendosur disa ikona me puthje dhe zemra, gjithashtu edhe shkrimin: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”.