Nurgül Yeşilçay gati për rikthimin e bujshëm në ekran…

Showbiz

Është publikuar trajleri i projektit të ri në të cilin aktorja e njohur e serialeve Nurgül Yeşilçay do të vijë në një bashkëpunim me aktorin Emre Kınay. Duke vijuar me përgatitjet e fundit për të dalë në ekran para publikut, subjekti i serialit ka zgjuar kureshtjen e fansave dhe ndërkohë është mësuar se ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve, për shfaqjen e këtij seriali në ekran. Aktorja, këtë herë do të shfaqet në rolin e një detektiveje në përpjekje të vazhdueshme për të zgjidhur problemin e drogës që ka mbizotëruar në qytet prej vitesh. Përveç problemeve në jetën e saj private, personazhi kryesor i serialit, e gjen veten në një luftë të vështirë kur në qytet ndodh një rast zhdukjeje. Ajo jeton në një qytet rural. Duke përjetuar dhimbjen e vajzës së saj të humbur vite më parë, protagonistja, teksa përpiqet të kujdeset për djalin e saj, kujdeset edhe për të vëllanë i cili po trajtohet pikërisht për t’u shkëputur nga varësia nga droga. Yeşilçay, një nga aktoret më të kërkuara në treg prej vitesh po shijon famën dhe suksesin që në karrierën e saj njeh vetëm rritje.