Olta Gixhari zbulon gjininë e bebit ndoshta padashje

Showbiz

Aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë vetëm pak ditë më parë, ndërsa së fundmi duket se ajo ka zbuluar dhe gjninë e bebit, i cili mesa duket do të jetë djalë.

Ajo e ka bërë të ditur këtë gjë në një publikim në rrjetet sociale.

“Ma keni bërë edhe më të ëmbël pritjen e bebushit tim”, shkruan ajo.

“Faleminderit me zemër për gjithë urimet tuaja, ma keni bërë edhe më të ëmbël pritjen e bebushit tim.

Shumë shpejt do postoj një foto me barkaluq, se vdiqa po ma kërkojnë të gjithë. Ps- Unë vazhdoj të bëj seksin nëpër foto nuk heq dorë. Ju dua, zemra mal”, shkruan aktorja bashkangjitur fotos.