Ora e veçantë e Kivanç Tatlitug: Fitimi marramendës i aktorit!

Showbiz

kivanc ora
Aktori i njohur Kıvanç Tatlıtug ka investuar një pjesë të mirë të parave që ka fituar nga një fushatë publicitare e një koleksioni orësh. Nuk është rastësi, në fakt.Brandet e njohura zgjedhin emra të mëdhenj për të reklamuar produktin e tyre. Jo më kot, Brad Pitt, Jason Statham dhe Karim Benzema janë bërë pjesë e markës së famshme të orëve “Patek Philippe”. Fitimet nga fushatat e tyre janë marramendëse, por jo më pak i ka shkuar edhe aktorit të famshëm turk me origjinë shqiptare.

 640 0 5ba518b7336e3

Plot 400 mijë lira turke (rreth 55 mijë euro) është pagesa me të cilën është shpërblyer Kivanç për fushatën e fundit. Kıvanç Tatlıtug ka paguar një pjesë të këtyre fitimeve për një shtëpi të re. Sipas mediave turke, aktori ka qenë i pranishëm në një konferencë shtypi, në të cilën ka shpjeguar të gjitha detajet e këtij projekti. Spoti i famshëm i kësaj marke është i fokusuar në yjet e Hollwyood-it. Brad Pitt, i njohur si një “watch guy”, ka vënë në dorë disa prej varianteve të pakohë të “Patek Philippe”. Madje, versioni vintage i pak viteve më parë ka qenë një ndër më të shiturit pasi aktori i famshëm e reklamoi.

 640 0 5ba518b7da072