Orinda Huta shpërthen në lotë, ja arsyeja

Showbiz

fwewef

Mbrëmjen e së martës, kur shënohet dhe 1 vjetori i krijimit të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, janë ndarë dhe disa çmime në lidhje me filantropinë.
Emisioni “Vizioni i Pasdites”, i cili në sezonin e kaluar të Vizion Plus ka dhënë një kontribut shumë të madh në lidhje me ndërtimin e shtëpisë së familjes Tota në Kombinat, është vlerësuar me çmimin e filantropisë nga themeluesit e fondacionit. Çmimi i është dorëzuar autores së programit Orinda Huta, që ka qënë e pranishme në ceremoninë e çmimeve sëbashku me partnerin e saj Turjan Hyska. Orinda dhe Turjani kanë ndihmuar familjen Tota në Kombinat, për rindërtimin e shtëpisë së tyre të rrënuar. Orinda ka bërë të mundur dhe ka ndjekur hap pas hapi diagnostikimin dhe trajtimin e vajzës së vogël të familjes, që vuante nga autizmi. Ana humbi jetën tragjikisht pak muaj më vonë në një aksident fatal në shtëpinë e saj.
Një mbrëmje e mbushur me shumë emocion ku nuk kanë munguar dhe fjalët përshëndetëse të pjesemarrësve. Moderatorja Orinda Huta në momentin e marrjes së çmimit, është përlotur gjatë kohës kur ka përshëndetur eventin. Ajo është shprehur se: “Do kisha dashur që Ana të ishte me ne, por zoti e deshi pranë tij. Sot ajo është pranë krahëve të tij”. Ka qënë ky momenti kur Orinda ka shpërthyer në lot dhe ka bërë që dhe salla të përlotet me të. Orinda ka falenderuar dhe themeluesin e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdarin për punën e bërë. Çmimet ju janë dorëzuar personazheve nga fëmijët e familjeve që ata kanë ndihmuar dhe kjo duket se e ka bërë Orindën dhe sallën të mos përmbahen dot për fatin e të voglës Ana.
Në një ceremoni, ku merrnin pjesë disa nga emrat më në zë të politikës, medias dhe botës së artit në Shqipëri është bërë jo vetëm vlerësimi i filantropëve, që përgjatë një viti kanë ndihmuar familjet në nevojë, por dhe është risjellë në vëmendje gjithçka ka ndodhur në një vit të krijimit të “Fundjavë Ndryshe”.

Burimi: Vizion PLus