Özcan Deniz në Ceremoninë e Ҫmimeve të Festivalit Botëror të Filmit Turk!

Showbiz

‘Ceremonia e çmimeve të Festivalit Botëror të Filmit Turk’, këtë vit u mbajt në Qendrën Kulturore Atatürk.  Protagonisti i serialeve shumë të dashura për shikuesit si “Nusja nga Stambolli” apo “Një natë qershori”, të cilin aktualisht jeni duke e ndjekur në Kanal D drama,  aktori  Özcan Deniz, ishte ndër emrat pjesëmarrës në këtë ceremoni. Ai i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve duke treguar se nuk është hera e parë që ai merr pjesë në këtë ceremoni kaq të rëndësishsme, por u shpreh se është gjithmonë kurioz për risitë e tij. ‘Kur e ndjek nga afër diçka të tillë është shumë e bukur dhe lidhesh natyrshëm me emocionet.’- tha aktori. Özcan, i cili është prej kohësh në një proces gjyqësor me ish-bashkëshorten e tij Feyza Aktan, nuk ka dashur të përgjigjet lidhur me komentin e gazetarit mbi shuplakën e marrë prej saj. Ai qetësisht u shpreh se tema lidhur me çështjen e tyre është vetëm vendosja e drejtësisë.