Ilker Kaleli dhe partnerja e tij, Şila shijojnë detin në dimër!

Showbiz

Protagonisti i serialit “Për tim bir”, aktori i famshëm Ilker Kaleli dhe e dashura e tij këngëtare Sıla, të cilët e filluan romancën e tyre në pranverë, së fundmi janë fotografuar teksa po shëtisnin në plazhin e Bodrumit. Ilker dhe Sila duket se po e jetojnë dashurinë e tyre publikisht që prej verës ku kaluan pushimet e tyre së bashku dhe nuk iu shmangen më aparateve fotografike apo kamerave. Të dy, pavarësisht motit të ftohtë kanë guxuar të shijojnë detin, të qetë, të lumtur dhe shumë të dashuruar. Dyshja e famshme, edhe më parë i kanë dedikuar njëri-tjetrit fjalë të mbushura me dashuri, si ai i këngëtares për aktorin: “Ti je dashuria ime”, apo siç Kaleli shprehej ëmbëlsisht: “Ti ke ardhur në cepin më të çmuar të zemrës sime”.