Kivanç Tatlitug dhe Basak Dizer, prindër për herë të parë!

Showbiz

Aktori Kivanç Tatlitu ka tërhequr vëmendjen ditët e fundit me një video dhe disa foto të cilat kanë bërë xhiron në internet. Kivanç së bashku me bashkëshorten Bashak Dizer dhe një grup miqsh kanë shijuar bukuritë e qytetit të Madrinit pa harruar ti ndajnë ato çaste të bukura edhe me miqtë e tyre virtual. Aktori, në kohën e lirë të mbetur nga xhirimet e projektit në të cilin është angazhuar së fundmi, ka vizituar i shoqëruar nga Dizer dhe grupi i miqve, vende të cilat i kanë shijuar edhe fansat e tij përmes postimeve në rrjetet sociale. Në video vihet re aktori teksa me një shpirt fëmije, ngre në qiell një balonë. Ndërsa vetëm së fundmi Kivanç, dhe stilisja Bashak Dizer u përfolën gjithashtu se do të bëheshin prindër shumë shpejt dhe këtë here ata e kanë konfirmuar këtë pa dhënë detaje, pasi është ende shumë herët për tu ditur gjinia e foshnjes. Ata vazhdojnë të jetojnë të lumtur martesën e tyre prej vitit 2016.