Eda Ece në prag të ndarjes…

Showbiz

Ditët e fundit është pretenduar se aktorja e dashur e serialit “Molla e Ndaluar” Eda Exhe, i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë prej shumë vitesh me basketbollistin Burhan Tunxher. Akuzat i forcoi fakti se dyshja, rreth së cilës qarkullonin vazhdimisht zëra për ndarje, ishin të nervozuar dhe deri diku të bezdisur teksa ishin kapur nga kamerat duke ecur në rrugë, e madje jo krahë njëri-tjetrit. Aktorja e ka shprehur sa herë i është dhënë rasti se i pëlqen ta mbaj larg syve kureshtarë jetën e saj private, por këtë herë, si e zënë në kurth, ajo nuk ka mundur ta shmangë momentin e zemërimit mes tyre që vihej re fare qartë. Dyshja, vazhdimisht ka qenë shënjestër e aludimeve për ndarje dhe edhe një herë i ka përforcuar dyshimet. Aktorja dhe basketbollisti prej dy vitesh kanë jetuar lidhjen e tyre të dashurisë për të cilën edhe më parë kanë raportuar se i kanë dhënë fund.