Seda Bakan flet për Murat Boz: “Ai është i disiplinuar dhe i talentuar”

Showbiz

Seda Bakan e cila menjëherë na sjell ndërmend personazhin e Lejlës në serialin aq të dashur “Krahët e dashurisë”, ditët e fundit ka folur lidhur me kolegun e saj Murat Boz, me të cilin ishin pjesë e të njëjtit projekt. Pak kohë më pare qarkulluan disa zëra se aktori dhe këngëtari Murat Boz ishte i padëshiruar nga kolegët e tjerë të kastit, por Seda u shpreh se edhe më herët ka bashkëpunuar me Murat dhe tregoi se ai është një person shumë i disiplinuar që bën çdo gjë që i thuhet dhe nuk është vetëm një këngëtar i mirë por tani mund të cilësohet pa frikë edhe një aktor i zoti. Ajo shtoi se komunikimi me pjestarët e tjerë të ekipit në serialin ku ai mori pjesë nuk kishte probleme. ‘Atij i është bërë padrejtësi me lajmet që qarkullojnë’, tha aktorja e cila iu bashkua projektit ku Murat dhe Tuba Byjykystyn u përfolën për ndjenja të lindura mes tyre.