Anulohet përsëri data e martesës së Gabriel Soto dhe Irina Baeva!

Showbiz

Martesa e aktorëve të famshëm të serialeve meksikane Gabriel Soto dhe Irina Baeva do të shtyhet sërish edhe pse ishte planifikuar të realizohej brenda këtij viti. Protagonistët e serialit “Vino el amor” edhe këtë here kanë arsye për të cilën do ta shtyjnë sërish datën e dasmës së tyre. Pritej shumë që ata të mbërrinin në altar këtë vit, por nuk ndodhi kështu! Ka pasur gjithmonë ndryshime dhe vonesa. Janë gjetur gjithmonë arsye për ta shtyrë ‘ditën e madhe’ si pandemia, puna dhe projektet larg njëri tjetrit, por cila është arsyeja këtë herë? Vetë aktori ka treguar se ata u detyruan ta shtynin sërish datën e dasmës për shkak të angazhimit në projektin e fundit ku interpretojnë krahë njëri-tjetrit. Gjithashtu aktorja dhe modelja ka shprehur keqardhjen e saj teksa tha se planet nuk kishin funksionuar deri tani. Duke zbuluar edhe personazhet e tyre në projektin e fundit Irina tregoi se të qenit bashkë e aq më tepër si bashkëshortë, do të bëjë që ata të mos e ndjejnë shtyrjen edhe një herë tjetër, të datës së dasmës së tyre. Sipas aktores, dasma mund të bëhet në verën e vitit të ardhshëm por me kaq shumë ndryshime deri tani, Soto përdor frazën “do ta shohim”!