Vesa Luma me shumë krenari, na prezanton me motrën e saj!

Showbiz

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka një profil publik, me të cilin në mënyrë të vazhdueshme komunikon me publikun e saj. Ajo është shumë aktive me postimet që përfshijnë bashkëshortin dhe djalin, por edhe shoqërinë e saj më të afërt, ndërsa familjarët e tjerë i publikon rrallë.

Pak minuta më parë Vesa na ka prezantuar me motrën e saj, e cila quhet Mjellma dhe siç kuptohet nga foto ka qenë e pranishme në një studio televizive për një intervistë. Siç mund të vihet re ngjashmëria mes dy motrave është goxha e madhe. Mjellma nuk është shumë e njohur në Shqipëri, ndërsa në Kosovë po, pasi është nismëtare e një sërë organizatash që i vijnë në ndihmë familjes, fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara.