Ozge Gurel shpreh publikisht dashurinë për partnerin!

Showbiz
ozge gurel and serkan cayoglu 1
Ozge Gurel dhe Serkan Cayoglu janë çifti turk që së shpejti do ti shohim drejt altarit. Dihet që të gjithë çiftet që martohen e hedhin këtë hap sepse duhen, por jo të gjithë vendosin ta tregojnë publikisht ndjenjën e madhe që kanë përbrënda. 
Ozge ka vendosur që të flasë hapur për lidhjen e saj madje të bëjë edhe deklarata dashurie. Së fundmi ajo ka shprehur disa fjalë shumë të bukura për partnerin:
 
“ E di që nga jashtë mund të dukemi si dy njerëz shumë të kundërt dhe të ndryshëm nga njeri tjetri. Por në të vërtetë ne kemi shumë të përbashkëta. Edhe nëse ndjekim rrugën nga dy dyer të ndryshme, ne gjithmonë e kemi një pikë takimi bashkë. Dhe jo vetëm një, kemi disa! Unë besoj tek kjo dashuri, besoj tek dëshira e mirë që kemi të dy për të qëndruar bashkë, besoj tek pikëpamjet tona të njëjta për jetën dhe më e rëndësishmja unë besoj thellësisht tek partneri im! “,- ka thënë aktorja