Özge Özpirinçci dhe Salih Bedemci ngjallin polemika në rrjet me skenat “e zjarrta”

Showbiz

Skena e dashurisë së protagonistes së serialit “Grua”, Ozge Ozpirinçi  dhe aktorit Salih Bademçi, është shndërruar në lajm për shtypin rozë. Skenat e dashurisë në serinë e parë dhe të fundit tëserialin ku ishin protagonistë u komentuan gjatë. “Nuk ishte e lehtë,” tha Bademçi, duke shpjeguar se Ozge ishte shtatzënë gjatë xhirimeve dhe tregohej tepër e kujdesshme për çdo lëvizje. Aktori u shpreh se, kur lexoi skenarin, mendoi se ky do të ishte një bashkëpunim i vështirë, por shpjegoi më tej se ishte fat i madh bashkëpunimi me Ozge, pasi profesionalizmi i saj ia kishte lehtësuar punën të gjithëve në sheshxhirim, sigurisht që edhe atij vetë. Bedemci tregoi se kur merr përsipër një rol, sidomos me specifika të ndryshme, është e domosdoshme të përgatitesh fizikisht dhe psikologjikisht në shumë aspekte, përfshirë këtu edhe jetën private. Aktori zbuloi se shumë nga aktorët tashmë kërkojnë skenarë ndryshe, për të dalë nga stereotipi i “vajzës së varfër që takohet e dashurohet me djalë të pasur”. Aktori u shpreh në fund se aktrimi në shumë raste është një sfidë, e bukur dhe emocionuese, por gjithsesi në sfidë.