Pak pas divorcit, Meghan Fox në një romancë të re

Showbiz

Në muajin Maj Megan Fox dhe ish-bashkëshorti  Brian Austin Green konfirmuan se martesa e tyre 10 vjeçare ka marrë fund dhe se dyshja kanë nisur procedurat e divorcit.

Sipas Brian ka qenë Megan ajo që ka kërkuar të ndahet, pasi së fundmi supermodelja nuk e ka gjetur më veten në martesën e saj.

Fox 34 vjeç duket se ka gjetur dashurinë sërish dhe vetëm pak javë pasi u bë publike ndarja nga babai i tre fëmijëve të saj, aktorja dhe modelja është fotografuar me të dashurin e ri.

Nuk dihet prej sa kohësh ka nisur romanca e tyre por, këtë fillim jave Megan dhe parnteri i ri Machine Gun Kelly janë fotografuar duke dalë nga një bar në Los Angelos, të kapur për dore,  teksa u afruan në makinë dyshja ka shkëmbyer një puthje në buzë.

Zërat se mes çiftit të sapo konfirmuar ka diçka më shumë se miqësi kanë nisur disa javë më parë, por vetëm tani romanca e re e yllit të pasarelave dhe kinemasë sapo u konfirmua.