Pas akuzave për tradhti, aktorja turke del publikisht me të dashurin e saj të ri/Fotogaleri

Showbiz

tunanana323

Para disa kohësh, ajo u akuzua për tradhti bashkëshortore. Aktorja e mirënjohur Tuba Büyüküstün është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Thashethemnaja e krijuar pas divorcit nga bashkëshorti Onur Saylak pas 6-vitesh martesë dhe marrëdhënia e krijuar fill pas këtij me biznesmenin më të ri në moshë Umut Evirgen, janë pasqyruar gjerësisht në shtypin rozë turk i cili pretendonte se ishte tradhtia nga ana e aktores që çoi drejt divorcit. Por, deklaratat e fundit të ish-bashkëshortit të Tuba-s duket t’i kenë dhënë një tjetër drejtim kësaj çështjeje, pasi ajo dhe i dashuri i ri nuk fshihen më. Dyshja është fotografuar së fundmi duke darkuar në një restorant në Stamboll. Aktorja e famshme turke ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për lidhjen e tyre, por mesa duket gjërat dalëngadalë po bëhen serioze.

tuba3

tuba1

tuba4

tuba2