Pas Beatrix Ramosaj, reagon edhe reperi rreth aludimeve të lidhjes…

Showbiz

iamescobarssss
Ditën e djeshme, lajmi për një lidhje të re dashurie në showbiz-in shqiptar, bëri bujë në mediat rozë. Një burim për “iconstyle.al” konfirmoi se Beatrix Ramosaj dhe reperi Escobars, janë bashkë. Nuk vonoi shumë dhe këngëtarja reagoi për të hedhur poshtë këto zëra.Në një postim në Instagram, Beatrix mohoi lajmet që arkulluan.

trixa

Nga postimet në rrjetet sociale Beatrix dhe Escobars janë parë gjithnjë në shoqërinë e njëri-tjetrit këto javët e fundit të verës.Por këto zëra për një lidhje të re nuk janë konfirmuar as nga reperi Escobars, i cili reagoi pak orë më parë për të thënë se vijon të jetë ende beqar: “Nuk kam qenë ndonjëherë kaq beqar në jetën time kështu që boll me këto histori të kota”.

escobars story