Sekreti i një martese të suksesshme? Ua tregon Robert Berisha!

Showbiz

nora robert
Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë një nga çiftet më të qëndrueshme VIP. Dy artistët kanë 12 vite të martuar dhe janë prindër të një vajze 12 vjeçare. Duke marrë parasysh edhe faktin që të dy janë këngëtarë, pra kanë vazhdimisht impenjime artistike, duket se martesa është akoma më e vështirë të mbahet. Por, ky nuk është rasti i tyre.

berisha family

Roberi ka treguar se ai dhe Nora kalojnë shumicën e kohës bashkë. “Nuk ka sekrete për një martesë të lumtur. Vetëm dashuri dhe respekt. Shumicën e kohës jemi bashkë, përveç një të shtune në javë. Nga e diela deri të premte jemi bashkë. Kurse çiftet e tjera që punojnë 8 orë në ditë çdo ditë, shihen më pak se ne,” ka thënë Roberti.