Pas Can Yaman, edhe Demet Ozdemir surprizohet me një çmim!

Showbiz

demet can
Mbrëmjen e djeshme aktori i serialit “Një puthje në errësirë” të cilin e ndiqni çdo ditë në 3Plus, u nderua me çmimin si aktori më i mirë. Në udhëtimin e tij drejt Beirutit, e shoqëroi kolegia e tij, Demet Ozdemir, njëkohësisht ko-protagoniste e po të njejtit serial. Mirëpo, teksa për Can të gjithë e dinin që do merrte këtë çmim e të gjithë mezi prisnin mbërritjen e tij, mbrëmja gala rezervoi surpriza edhe për Demet.

large

Edhe ajo ka marrë po të njejtin çmim, si vlerësim për rolin e saj në serialin “Një puthje në errësirë”, pra çmimin si “aktorja më e mirë”. Seriali i njohur është pëlqyer në mbarë botën dhe këtë e vërteton pikërisht fakti që të dy aktorët, po vlerësohen me çmime jo vetëm brenda Turqisë por edhe jashtë saj.