Pas dy dekadave karrierë, Pink fiton yllin e saj në bulevardin e famës!

Showbiz

pink
Ditën e djeshme, Pink mori fëmijët e saj dhe bashkëshortin për të pranuar nderin e madh e të qenurit pjesë e bulevardit të famës në Hollywood me yllin e saj. Sipas ‘Variety’, ajo e ka vendin krah Jackie Chan dhe Dwayne “The Rock” Johnson.

Screenshot 96

“Kjo është e paimagjinueshme. Kam përjetuar një ‘udhëtim’ së fundmi duke menduar për gjithçka kam kaluar në karrierën time dhe në një farë mënyre ja kam dalë. Kanë qenë dy dekada shumë kuptimplota dhe të bukura. Sot unë festoj për atë që më ka mësuar im atë: ‘Askush nuk mund të jetë si ti dhe kjo është fuqia jote. Vetvetja’. Shumë faleminderit fansat e mi, fëmijët e mi, pa ju nuk do shkëlqeja dot”,-u shpreh ajo gjatë fjalimit.Pink ka shfaqur shumë emocione edhe për praninë e bashkëshortit të saj, të cilin e konsideron si musën e frymëzimit.

Screenshot 97