Burçu Ozberk dhe Gökhan Alkan bëhen bashkë për bashkëpunimin e tyre të parë

Showbiz

Burçu Ozberk dhe Gökhan Alkan janë dy nga emrat më të njohur të serialeve turke, të cilët së fundmi janë bë bashkë për projektin e parë të përbashkët. Një projekt për të cilin qarkullojnë zëra se do t’i lëj fansat e dy aktorve pa frymë! Nga informacionet e deritanishme, është mësuar se bëhet fjalë për një serial, tema dhe kasti i të cilit janë bërë të ditura ditët e fundit.

Që në fillim ky projekt ka bërë për vete publikun duke tërhequr vëmendjen me aktorët e njohur të cilët udhëheqin kastin. Mësohet se subjekti vendos në qendër jetën e një gruaje, që u kthye përmbys pasi mësoi se bashkëshorti i saj, një prej basketbollisteve më të njohur të vendit, ishte përfshirë në një skandal të madh.

Ky bashkëpunim midis Alkan dhe Ozberk, e cila është vlerësuar shpesh si ‘mbretëresha e komedisë romantike’, shënon bashkëpunimin e parë në karrierën e tyre artistike. Në përbërje të kastit marrin pjesë gjithashtu aktorë të tjerë të njohur si Selin Sekerçi e Serkan Çayoglu.