Bebe Rexha konfirmon publikimin të albumit të ri, titullin dhe datën e publikimit të tij

Showbiz

Bebe Rexha do të lançojë së shpejti albumin e saj të tretë, i cili do të mbajë titullin “Bebe”. Ndërkohë kanë kaluar afro dy vite që nga albumi i saj më i fundit dhe njëherësh i dyti në karrierën e saj, “Better Mistakes”.

 

Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar koopertinën e albumit të ardhshëm e gjithashtu ka njoftuar edhe datën e publikimit, e cila do të jetë 28 prilli. “Albumi im i tretë ‘Bebe’ do të jetë në shitje nga 28 prilli”, shkruante Bebe në postimin e saj.

Parashikohet që ky album të përfshijë dy nga hitet e saj të fundit të dëgjuara në masë gjatë kohëve të fundit; “I’m Good (Blue)” dhe “My Heart Wants What It Wants”. Kujtojmë se këngëtarja ka njohur sukses të madh edhe me dy albumet e mëparshme “Expectations” të vitit 2018 dhe “Better Mistakes” në vitin 2021.