Pas fjalëve për tradhti për Meghan Fox, ajo dhe i shoqi ndahen: Do ta dua përgjithmonë…

Showbiz

Megan Fox dhe Brian Austin Green u ndanë pas dhjetë vitesh martesë nga e cila kanë tre fëmijë, Noe 7 vjeç, Bodhi 6 vjeç dhe Journey, 3 vjeç.

Prej kohësh qarkullonin zëra për një ndarje të mundshme të çiftit derisa i konfirmoi aktori i Beverly Hills 90210, 46 vjeç, i cili në podcast-in e tij me Brian Austin Green u tregoi fansave se ai është ndarë nga gruaja e tij.

Ai ka treguar se gjërat mes tij dhe Meghan gjërat kishin filluar të shkonin keq që në fund të vitit 2019 dhe të dy vendosën të shihnin rrugët e tyre.

Gjatë podcast-it, Brian Austin Green tha: “Kemi pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme. E di që do ta dua dhe do të më dojë përgjithmonë. Si familje, ne kemi ndërtuar diçka vërtet të bukur dhe të veçantë. Nuk duam ta humbasim atë. Ne do të përpiqemi të mbetemi miq dhe të jemi të bashkuar para fëmijëve.”

Lidhur me arsyet e ndarjes, disa mendojnë se Megan Fox filloi të dilte me aktorin Machine Gun Kelly i quajtur ndryshe Colson me të cilin ka bashkëpunuar në serialin Midnight In The Switchgrass.

Lidhur me këtë, Brian u shpreh:

‘Ka takuar këtë djalë, Colson, në xhirime. Unë nuk e kam takuarp, por kemi biseduar me Megan dhe më ka thënë që është një djalë i mirë. Janë thjesht miq për tani. Nuk dua që të mendojnë se në këtë situatë ajo është e keqja dhe unë viktima. Por s’di se ç’do të ndodhë në të ardhmen. S’dua të bëj parashikime’.