Pas Kim Kardashian, edhe këngëtarja e njohur kërkon një nënë surrogate!

Showbiz

kimkardashian01

Kim Kardashian u bë nënë për herë të tretë e kjo ndodhi përmes një nënë surrogate e cila solli në jetë djalin e saj. Tashmë një tjetër çift i famshëm po mendojnë këtë mënyrë për tu bërë prindër. Bëhet fjalë për Gwen Stefani dhe Blake Shelton të cilët kanë dëshirën e madhe të bëhen prindër dhe janë në kërkim të një nëne surrogate.

blake 3

Burime pranë “US Weekly” shprehen se ata janë në kërkim për një gruaje, dhe janë të emocionuar për këtë hap sepse kjo është një gjë shumë me rëndësi për ta. Këngëtari ka një marrëdhënie mjaft të mirë me fëmijët e partneres së tij Gwen por tashmë ka ardhur koha që ai të ketë një fëmijë të tijin. Çifti nisi lidhjen e tyre që në vitin 2015, pak kohë pas ndarjes nga të dashurit respektivë.