Xhensila Myrtezaj bën ndryshimin e papritur në look!

Showbiz

xhensila kwng

Shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj, që prej lindjes së Ajkës! Sigurisht, të bërit nënë për herë të parë, përveçse hap një kapitull të ri jete për të dhe bashkëshortin, ky ndryshim manifestohet sakaq edhe në detaje të tjera që janë krejt të dukshme dhe personale. Kështu, këngëtarja e njohur shqiptare ka vendosur të na surprizojë të gjithëve.Këtë herë, bëhet fjalë për një goxha ndryshim, të cilin ajo e ka ndarë me fansat e saj të shumtë virtual.

 640 0 5bec2591ca949

Harrojeni pamjen zeshkane, me flokët e gjatë dhe të errët. Siç duket, ditën e djeshme Xhensila Myrtezaj ka marrë vendimin që jo vetëm të shkurtojë flokët, por edhe të ndryshojë nuancën e tyre. Nga flokët e errët, ajo ka kaluar në një tonalitet tjetër të tyrin, duke i çelur flokët me fije, aq sa për një moment na duket vetëm një hap larg biondes.

 640 0 5bec25912ab50