Pas ndarjes, fillon ‘lufta virtuale’ midis Morenës dhe ish të dashurit milioner!

Showbiz

taraku
Vetëm pak javë pasi u mësua se cili ishte i dashuri që i kishte rrëmbyer zemrën, lajmi se këngëtarja Morena Taraku është ndarë nga milioneri nga Teherani, Sasha Sobhani, qarkulloi me shpejtësinë e dritës në të gjitha portalet shqiptare. Madje, shumë shpejt u aludua edhe për arsyen e ndarjes që, me gjasë, ishte homoseksualiteti i Sasha-s.

morena

Mjaftoi një postim i publikuar pak javë më parë në Instagramin e Sobhani-t, i cili i sqaroi të gjithë për romancën që kishte nisur mes tyre.Por, për fat të keq, kjo dashuri nuk ishte e destinuar të vazhdonte për shumë kohë. Jo vetëm që dy të rinjtë i kanë fshirë postimet që të çonin te raporti i tyre, por edhe kanë nisur “luftën” virtuale me tallje e fyerje, me ose pa adresë ndaj njëri-tjetrit.Kështu, pas një videoje ironike që Morena postoi në Instagramin e saj, në të cilën shkruan “Kur zbulon se i dashuri është homoseksual”, nuk ka vonuar as reagimi i Sasha-s.

morena2

Në një postim të fundit, ai shkruan “Turp të të vijë…”, edhe pse nuk i drejtohet askujt me adresë e as me emër.

sasha