Pas ndarjes, Liam Payne del në publik me të dashurën e re?

Showbiz

liam
Vetëm 6 javë më parë të gjithë u habitën nga ndarja e Liam Payne dhe partneres së tij, Cherly Cole. Ata janë prindër të një djali 1-vjeçar, Bear, dhe u shprehën se i dhanë fund marrëdhënies së tyre, por do të mbeten miq të mirë me njëri-tjetrin.

liam maya

Mirëpo ndërkohë që nuk ka kaluar shumë kohë nga ndarja e bujshme e çiftit të famshëm, Liam është fotografuar në krahët e një vajze tjetër.Këngëtari i “One Direction” u fotografua duke puthur dhe përqafuar me një vajzë 18-vjeçare, e cila u identifikua si miliarderja Maya Henry.

maya

Ata janë parë disa herë nën praninë e njëri-tjetrit dhe së fundmi duket se po dalin zyrtarisht si çift dhe në ambiente publike, pasi u shfaqën në mbrëmjen gala të organizuar nga “Docle&Gabbana”.Bukuroshja Maya është sa gjysma e moshës së ish-partneres së Liam, Cheryl e cila është 35 vjeç.