Pas ofendimeve të Cozman reagon Majk për shpërbërjen e Babastars

Showbiz

babstarsss.jpg

Shpërbërja e një nga grupeve më të mëdha Babastars është kthyer në ngjarjen më virale kohët e fundit. Ishte Cozman ai që nisi gjithçka nëpërmjet një video të postuar në Instagram, pasuar nga Skivi I cili nëpërmjet një Instastory tregoi se do të vazhdojë karrierën e tij solo duke drejtuar edhe ofendime kundrejt grupit e për ta përmbyllur ishte Majk ai I cili reagoi me një tjetër postim.
Ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës thotë se ai nuk në të njëjtën kategori me reperët që po e thumbojnë atë, por nuk ka përmendur emra.
“Po edhe ti je këngëtar ose reper, ama s’jemi në të njëjtën kategori as në të njëjtin nivel… as nuk vozisim vetura të njëjta, nuk bëjmë pare njëjtë”, ka shkruar Majk.
Ndërkohë komentet që kanë vërshuar poshtë fotografisë kanë qenë të shumta, teksa një pjesë e tyre e kanë parë si replikë të menjëhershme në drejtim të Skivit.