Aurela Gaçe shpërthen publikisht kundër ndjekësit që e quajti ‘plakë’!

Showbiz

aurelagagagxcx.jpg
Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më energjike që ka vendi ynë. Një energji e tillë shoqëruar me lirshmërinë dhe humorin spontan i ka fal asaj imazhin e një rinie të përhershme në sytë e publikut. Por mesa duket jo gjithmonë ndodh kështu pasi në një postim të fundit të saj në Instagram, Aurela ka publikuar një video nga performanca e saj në klubin ku ajo këndon çdo javë. E siç duket, një koment i një prej ndjekësve të saj e ka revoltuar këngëtaren dhe nuk ka përtuar t’i kthejë një përgjigje siç vetëm ajo di.
“Plakat në sulm” – është shprehur ndjekësi, ndërsa Aurela e ka postuar mesazhin e tij dhe shkruan:
“Në këtë rast ti e kush mendon si ty, kush fyen, e aq më tepër njerëz që punojnë ju dërgoj shumë dashuri. (emoji me gishtin e mesit) Kiss my fu*king *ss. Apo e do shqip? Më puth b**** time labe!”

aurestoryla.jpg