Edhe pse ndër më të pasurit në botë, Bill Gates është si të gjithë ne kur bëhet fjalë për…

Showbiz

bill gates
Bill Gates është një ndër njerëzit më të pasur në botë por njihet edhe si një person mjaft filantropist. Ai gjithmonë ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë njerëzit në nevojë e përveç kësaj njihet edhe natyrën e tij modeste duke parë mundësitë që ai ka.

bill gates 1

Ditën e djeshme Bill është fotografuar duke pritur në radhë për të marrë një hamburger në Seattle. Ka qenë Mike Galos punonjës i Microsoft ai që ka parë një ndër personat më të pasur në botë duke pritur rradhën në Dick’s Drive-In. Ai dukej i veshur mjaft thjesht dhe nëqoftëse ne nuk do ta dinim se ai është Bill Gates, fakti që ka miliona në llogarinë e tij nuk do të binte në sy.