Ç’kërkojnë Butrinti dhe Majku të rrethuar nga trëndafilat?

Showbiz

btr majk

Dy këngëtarët e njohur janë emra shumë të preferuar nga publiku shqiptar.Të gjithë e kanë pritur një bashkëpunim dhe mesa duket, këngëtarët kanë vendosur t’ia plotësojnë dëshirën.

Ditën e djeshme, Majk dhe Butrinti kanë publikuar pamjet e para të videoklipit. Djemtë ishin të veshur me kostume serioze, ndërsa pas tyre duket pamja e një pishine të mbushur me trëndafila. Kanë qënë vetëm këto dy video të cilat i kanë bërë fansat të shpërthejnë në komente për bashkëpunimin e shumëpritur.