Kledi Kadiu bën urimin special në shqip, gjatë emisionit italian!

Showbiz

kledi storie
Balerini shqiptar, Kledi Kadiu ka ndërtuar një karrierë mjaft të suksesshme në shtetin fqinj, Itali. Kledi nuk e ka pasur asnjëherë problem të tregojë me krenari origjinën e tij. Ditën e djeshme, ai ka qenë i ftuar në emisionin më të ndjekur të pasdites, ‘La vita in diretta’, që është prezantuar nga moderatorët më të mirë italian.

kledi e1546628367794

Balerini shqiptar ka folur për karrierën e tij në balet dhe televizion si dhe për jetën private.Në fund të emisionit urimi i Kledit për Vitin e Ri tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Pavarësisht se ishte i ftuar në stacionin kryesor shtetëror në Itali, ‘Rai 1’, balerini vendosi të uronte në shqip të gjithë shqiptarët. “Ju dërgoj urimet më të mira nga zemra. Gëzuar Vitin e Ri, ju puth shumë dhe vit të mbarë të gjithëve”, – ka thënë ai.