Pas problemeve shëndetësore, Tinka Kurti përjeton humbjen e madhe…

Showbiz

Tinka Kurti

Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti është në zi. Fatkeqësisht, ajo ka humbur djalin e saj të vetëm. Zef Kurti është ndarë nga jeta papritur. Lajmin e ka bërë të ditur shkrimtarja Flutura Açka në Facebook, duke i shprehur edhe ngushëllimet aktores për humbjen e madhe.
“Tinkën, ç’e paska gjetë! Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë, thoshte ajo në bisedat tona të shpeshta. Fliste pafund për Zefin, si nëna për djalin… Sa tepër duken fjalët. I paqes, Zef Kurti!”