Beyonce adhurohet nga të gjithë, por jo nga babai?

Showbiz

beyoncebabaiu
Ajo konsiderohet si një Diva e muzikës dhe është një nga femrat më të pëlqyera botërisht. Por, së fundmi, vëmendjen e mediave e ka tërhequr babai i saj, Mathew Knowles. Në intërvistën e fundit që ai ka dhënë, ka shokuar të gjithë me deklaratat e bëra për vajzën e tij.
Ai është shprehur se si Beyonce, ashtu edhe motra e saj Solange, nuk do të kishin të njejtën famë nëse do të kishin ngjyrë lëkurë më të errët. Ai ka shtuar se kur ka takuar mamanë e tyre, ka menduar se ajo ishte e bardhë dhe prandaj është lidhur me të.
“Kur u njoha me gruan time, mendoja se ajo ishte e bardhë. Më vonë e mora vesh që nuk ishte. Vëllai më thoshte përherë që mos guxo të sjellësh në shtëpi një zezake si ne. E kisha shumë të rëndësishme ngjyrën e lëkurës dhe jam rritur me këtë ide,” ka deklaruar Mathew.

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on