Pas shumë debatesh, përzgjidhet partneri për projektin e ardhshëm të Beren Saat!

Showbiz

beredndd
Aktorja e njohur është duke filluar xhirimet për një projekt të Netflix. Por, gjatë gjithë kësaj kohe, pavarësisht se kontrata me Beren ishte mbyllur, problemi qëndronte tek partneri i saj në ekran. Për një periudhë të gjatë, janë përmendur emra të ndryshëm aktorësh, që mund të ishin kolegët e saj potencial. Por, diçka ndodhte dhe vetëm pak para nënshkrimit të kontratës prej tyre, çdo gjë anulohej.

mehmet gunsu 120259TK

Tashmë, duket se është marrë vendimi përfundimtar. Partneri i saj në projektin e ri, do të jetë Mehmet Gunsur. Edhe Beren sipas mediave është e lumtur për këtë vendim. Duke qenë se ajo është protagonistja, sigurisht që edhe mendimi i saj është marrë në konsideratë nga produksioni. Tashmë, të gjithë fansat, mezi presin që pas një periudhe mungese në ekran, Beren të rikthehet me projektin e ri.