Nuk duroni dot kur njerëzit përlasin buzët? Ja një lajm i mirë për ju!

Kuriozitete

mizofoni
Urren zhurmat, kafshatat e zhurmshme dhe përplasjet e buzëve që shumë vetë bëjnë kur hanë? Me shumë mundësi të duken të bezdisshme edhe personat që hanë kokoshka në kinema, krah teje.E ç’mund të thuash për ata që përtypin çëmçakëz në mënyrë të zhurmshme?Ka shumë mundësi që bezdia që ndjen të mos vijë vetëm nga edukata jote e mirë. Mund të kesh ndjeshmëri më të lartë për zhurma të caktuara, një gjendje e diagnostikuar, e quajtur misofonia. Asgjë për t’u shqetësuar! Përkundrazi, misofonia, e cila përkthehet “urrejtje ndaj tingullit”, është bezdia ndaj zhurmave dhe mbi të gjitha, zhurmave që vijnë nga përtypja. 

misophonia final

Kush vuan nga kjo sindromë, nuk ndjen vetëm një bezdi të thjeshtë, por një gjendje vërtet të keqe. Shkencëtarët e Universitetit Northwestern kanë zbuluar se personat shumë të ndjeshëm ndaj zhurmave të caktuara, kanë tendencë të jenë më kreativë se personat e tjerë. Pra, nëse të bezdisin zhurmat e përtypjes, me shumë mundësi, je një gjeni!Sa më shumë zemërohesh për paaftësinë e personave për t’u përtypur në heshtje, aq më shumë mundësi ka që të jesh një gjeni. Misofonia është e lidhur me krijimtarinë.Ndaj, herën tjetër që do shqetësoheni nga zhurmat e përtypjes, bëni një frymëmarrje të thellë dhe kujtohu që je më kreativ dhe me shumë mundësi, edhe më i/e zgjuar se sa mendon.