Pas shumë kritikave dhe paragjykimeve flet modelja transgjinore e Victoria’s Secret…

Showbiz

Ajo është modelja e parë transgjinore që është pjesë e markës shumë të njohur për të brendshmet Victoria’s secret. Pas debateve të shumta për imazhin e markës dhe modelet që ajo duhet të pranonte, Valentina Sampaio u bë pjesë e modeleve dhe “detyroi”drejtorin e marketingut të tërhiqej nga pozicioni i punës. Që kur ky lajm u bë i njohur për publikun e gjerë kritikat dhe paragjykimet që modelja është përballur ishin të pafundme. Për herë të parë ajo ka folur në një intervistë duke thënë se në moshën 8 vjeçare është përcaktuar si trangjinore nga një psikologe.
Ndërsa për karrierën e saj në këto moment ajo u shpreh:
” Kjo përfaqëson një fitore për shoqërinë, jo vetëm për komunitetin e transgjinorëve, por për të gjithë ata që janë ende të papërfaqësuar në fushën e modës. Po jetojmë një moment të veçantë, një evolucion dhe e gjithë kjo është shumë pozitive. Markat më në fund po kuptojnë rëndësinë e diversitetit. Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për mua, po për komunitetin tim dhe më tej.”