Pauzës i erdhi fundi: Stine i rikthehet muzikës!

Showbiz

stnie
Shumë artistë përgatiten që gjatë verës të sjellin një këngë e cila do ju shoqërojë në ditët e nxehta. Deri tani kemi parë bashkëpunime të shumta të cilat janë kthyer në hite ende pa filluar vera .Duket se edhe këngëtari Stine, po përgatitet të sjellë diçka të re për fansat e tij. Videoklipi, është duke u realizuar në Tiranë dhe në të do ketë mjaft të rinj të cilët kërcejnë në rrugë. Kënga e tij më e fundit është realizuar katër muaj më parë dhe fansat e këngëtarit me siguri mezi po presin këngën e re të Stines.