Për herë të parë me një shtëpi të sajën, Linda Halimi ndan emocionin më të gjithë!

Showbiz

lindaprojekt

Këngëtarja Linda Halimi, njihet nga të gjithë si një prej vokaleve më të mrë shqiptarë. Prej vitesh ajo është zhvendosur në SHBA, ku tashmë ka ndërtuar familjen e saj. Shpesh, Linda ndan me ndjekësit në ‘Instagram’ momente krah të afërmve, ose çaste nga përditshmëria. Pak orë më parë ajo ka zbuluar një të re për veten.

55485117 2289469138040918 2491936129603862528 n

Pas shumë sakrificave, këngëtarja më në fund ka një shtëpi tërësisht të sajën. “Hera e parë si zotëruese e një shtëpie. Zoti është i mrekullueshëm. E ndërtuar nga themelet! Muaji i lindjes sime qenka i paparë këtë vit”,-shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet pamja e shtëpisë së re. Siç edhe mund të vihet re, arkitektura është tipike amerikane.Kujtojmë se pak ditë më parë, Linda u bë nënë për herë të parë me partnerin e saj amerikan.